KQZ anëtari më i ri në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është pranuar njëzëri anëtari më i ri, i 36-ti, në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF).

Vendimi i RECEF është marrë më 25 tetor 2024 në Asamblenë e Përgjithshme që është mbajtur në Cotonu, Benin.

Lidhur me këtë vendim është njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nëpërmjet një letre të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i RECEF, Jean – François Blanchet.

“Rrjeti i Institucioneve Zgjedhore Frankfone (RECEF) është një grup ndërkombëtar i administratorëve zgjedhorë në botën frankofone, që promovon zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira, të besueshme dhe transparente. Për të arritur këtë qëllim, RECEF ndërmerr veprime të ndryshme, përfshirë: mbështetjen për anëtarët e tij në profesonalizimin dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura; nxitë profesionalizimin përmes shkëmbimit të përvojave dhe pratikave më të mira; si dhe promovon pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ngjarjet zgjedhore”, thuhet nw njoftim.

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi, pas pranimit të njoftimit ka falënderuar Blanchet për vendimin e RECEF, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të promovuar demokracinë dhe për të kontribouar në proceset zgjedhore.  

“Ne, zotohemi se do të japim kontributin tonë në RECEF për t’i shërbyer me seriozitet të lartë misionit për zgjedhjre të lira, të besueshme dhe transparente”, thuhet ndër tjerash në letrën e falënderimit të KQZ-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024