Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 360 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën në veri të vendit.
Numri i vëzhguesve që përfaqësojnë subjektet politike është 75, në emër të organizatave jo-qeveritare numri është 109, ndërsa dy vëzhgues përfaqësojnë një ambasadë. Për këtë proces zgjedhor janë akredituar edhe një numër i mediave vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 170 përfaqësues.
Kryeshefi i Sekretariatit, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se dje ka përfunduar shtypja e fletëvotimeve dhe sot ato do të dërgohen në depo qendrore të KQZ-së.
Ai ka thënë se për votim përmes postës kanë pranuar vetëm një aplikim nga Gjermania, por që deri sot nuk është dërguar ndonjë zarf me fletëvotim nga ky votues.
Sipas Ahmetaj përveç një tubimi politik nga Lëvizja Vetëvendosje, raportet e KKZ-ve dhe Policisë së Kosovës tregojnë se nuk janë mbajtur tubime të tjera.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka thënë se rreth 360 është numri i vëzhguesve për të vëzhguar zgjedhjet e së dielës.