KPK themeloi Komisionin për Kushte të Tregut të Punës
Lexohet për: 2 min.
Fototakim 1, KPK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës, ku ndër të tjera themeloi Komisionin për Kushte të Tregut të Punës, në përputhje me Rregulloren për Shtesat dhe Kompensimet e të Punësuarve në Sistemin Prokurorial, në përbërje të të cilit do të jenë një anëtar i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, një anëtar i Komisionit për Çështje Normative dhe një anëtar nga radhët e administratës së sistemit prokurorial.

Sipas njofitmit të KPK-së, fillimisht është themeluar Paneli hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe janë miratuar raporti analitik i Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për periudhën kohore 2013- 2022, me disa rekomandime të anëtarëve të KPK-së dhe raporti vjetor për vitin 2022 për zbatimin e Planit të Veprimit të Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial (2022-2024).

Po gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial caktoi Shqipe Hykolli në detyrën e Ushtrueses së Detyrës të Drejtoreshës së Përgjithshme të Sekretariatit të KPK-së, deri në zgjidhjen e drejtorit të ri dhe trajtoi Raportin e Panelit Hetimor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në përfundim të takimit janë shqyrtuar edhe kërkesa për plotësimin dhe ndryshimin e Planit të Personelit Administrativ për vitin 2023 dhe kërkesa për ricaktimin e dy prokurorëve të Shtetit në prokuroritë e vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025