KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027
KPK-2
15/06/2026 - 14:40
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar të hënën kërkesën për buxhet shtesë në vlerë prej 11 milione e 142 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, për vitin 2027. Derisa buxheti i planifikuar për vitin 2027 ishte mbi 21 milionë euro, zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi, tha se planifikimi i buxhetit është i pamjaftueshëm për përmbushjen e obligimeve ligjore që kanë karshi stafit, operatorëve ekonomikë, ekspertëve apo avokatëve.

Në mbledhjen mbajtur të hënën, Vuniqi tha se sfidat kryesore janë mungesa e pozitave të nevojshme, mungesa e buxhetit të kategoritë e pagave dhe mëditjeve, për mallra dhe shërbim dhe për investime kapitale, raporton KosovaPress.

Vuniqi sqaroi se në kërkesën buxhetore ndër të tjera parashihen që të shtohen edhe 39 pozita të reja për Prokuror të Shtetit.

Ai tha se mosaprovimi i kërkesës buxhetore që sot po e miratojnë, do të nënkuptonte vështirësi të mëdha dhe mospërmbushje të obligimeve që kanë.

KPK miratoi kërkesën buxhetore ku kryesuesi, Arian Gashi tha se kërkesa buxhetore i dërgohet Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se këto kërkesa janë të domosdoshme për të përfunduar detyrat e përcaktuar me ligj.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026