Edhe dhjetë orë pas, nuk janë dhënë detajet për arsyet e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliut dhe dy të tjerëve, Isni Kilaj e Bashkim Smakaj.
Mëngjesin e së enjtes, EULEX-i ka kryer disa arrestime e bastisje në Kosovë për të cilat Prokuroria e Specializuar e Hagës ka thënë se kanë të bëjnë me vepra kundër administrimit të drejtësisë.
I biri i Fadil Fazliut, Fahriu tha se nuk është lejuar të takohet me të.
Ai para mediave tha se gjendja shëndetësore e tij është e mirë, mirëpo që në asnjë moment nuk i kanë treguar pse është arrestuar ai dhe se a do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Hagë.Ai tregoi momentin e arrestimit të babait të tij derisa theksoi se EULEX s’ka bërë bastisje sot në banesën e tyre.
“Sot në mëngjes duke shkuar në punë, rreth orës 08:00 ka ndodhur arrestimi tij. Kanë qenë rreth 3-4 xhipa të EULEX-it, siç kanë treguar kojshia aty afër dhe është arrestuar", theksoi Fazliu.
Sipas ZPS-së, procesi hetimor përqendrohet në vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...