Kostoja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e lokale pritet të jetë 13 milionë euro
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar sot kornizën afatmesme të shpenzimeve për 2025-2027, në të cilën përfshihet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, ku kostoja totale kap shumën 13 milionë euro.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, tha se shuma e planifikuar është vetëm për nevoja të KQZ-së si trup menaxhues i procesit të zgjedhjeve.

Në anën tjetër, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se në kuadër të përgatitjeve për procesin e votimit pro ose kundër largimit të kryetarëve në veri, subjekteve politike u është dërguar ftesa për të paraqitur nominimet e tyre për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna.

Krahas kësaj, u bë e ditur se më 1 mars 2024 është përmbyllur afati ligjor për subjektet politike të regjistruara për të dorëzuar në KQZ raportin vjetor financiar për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023.

Në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike janë pranuar 51 raporte vjetore financiare, ndërsa tri të tjera, si Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Eko Lëvizja e Gjelbër, nuk i kanë dorëzuar ende këto raporte. Për shkak të mosdorëzimit, zyra ka shqiptuar gjoba për tri subjektet politike të regjistruara me nga 4.000 euro secilën prej tyre./E.Zeqiri

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025