KOSTT dhe KRU Prishtina në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KOSTT dhe KRU Prishtina në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë
30/03/2026 - 10:17
Linku u kopjua
Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, tashmë ekipet e KOSTT dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSTT kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.
Nga KOSTT, thanë për KosovaPress se po synojnë që brenda 2 orëve të rikthejnë energjinë elektrike në këtë lagje dhe të tjerat që si pasojë e shembjes është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Ndërsa, ekipet e ujësjellësit së shpejti pritet të nisin punimet.
Tashmë për shkak të këtij incidenti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë “Klub Invest”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë edhe intervistimin ndaj zyrtarëve të tjerë.
Komuna e Prishtinës tashmë ka pezulluar disa inspektorë. Në vendin ku dje u shemb dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe KFOR-i italian.