Kosovë-Gjermani, 15 vite bashkëpunim plot sukses
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, të etabluara me misione diplomatike të ambasadorëve, tash e 15 vite, janë festuar në një takim organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në nivele të larta përfaqësimi.

Me iniciativë të drejtoreshës së OEGJK-së Nora Hasani dhe kryesuesit të Bordit të OEGJK-së, Besnik Beqiri, morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zëvedës kryeministri Besnik Bislimi, ministrat Liburn Aliu dhe Rozeta Hajdari.

“Përballë tyre ishin ambasadori i Gjermanisë Jörn Rohde dhe zëvendës ambasadori Matthias Conrad, përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe përfaqësuesit e fondancioneve politike: Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe Friedrich Naumann Foundation (FNF). U fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve, duke filluar që nga viti 1999 e deri më sot. Nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjermane, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024