KosovaPress raportoi se ishte parë në Prishtinë, Grubi dorëzohet në Bllacë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KosovaPress raportoi se ishte parë në Prishtinë, Grubi dorëzohet në Bllacë
ArtanGRUPI
23/02/2026 - 09:03
Linku u kopjua

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, për të cilin ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar është dorëzuar mëngjesin e së hënës në vendkalimin kufitar Bllacë.

https://youtube.com/shorts/jNxph-JsaUY?si=aJqVXlAMU1p5l7wR

Ministria për Punë të Brendshme e këtij shteti, njoftoi se aty u paraqit në orëna 06:10 minuta në është paraqitur, dhe menjëherë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme.
KosovaPress pati raportuar qysh më 7 janar se ish-zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim ishte parë në Prishtinë, duke lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë.
Grubi, siç kishte insistuar burimi që kishte pretenduar se e ka parë, ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa kishte lëshuar edhe pak mjekërr.
Më 16 dhjetor 2024, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi hetim kundër Grubit për keqpërdorime serioze me tenderë në “Lotarinë shtetërore”, u bë e ditur se ai e kishte braktisur shtetin.
Përveç tij policia veri-maqedonase ende është në kërkim edhe të ish-drejtorit të “Lotarisë shtetërore”, Përparim Bajrami, ndërsa i pakapshëm për organet e ndjekjes mbetet edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.




/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026