Motori merr flakë në një Boeing mbi Romë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Motori merr flakë në një Boeing mbi Romë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Motori i djathtë i Boeing-ut të linjës ajrore kineze “Hainan Airlines” mori flakë sot pak pas ngritjes nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Aeroplani 787-9 Dreamliner, me 249 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur drejt qytetit kinez Shenzhen, por dukej se ishte goditur nga një zog, kështu që u kthye mbrapa dhe aterroi sigurt pasi hodhi karburantin mbi det.

Pas 11 modeleve rrethore mbajtjeje dhe 50 minutash në ajër, Boeing 787-9 Dreamliner (B-1119), i ndërtuar në vitin 2018 i kompanisë ajrore “Hainan Airlines” u rikthye në aeroportin “Fiumicino” për shkak të problemeve me motorin e djathtë.

Goditjet e shpendëve janë të zakonshme dhe mund të përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e avionëve. Nuk ka pasur vonesa të trafikut ajror në “Fiumicino”, tha aeroporti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024