Kosova U20 shënon fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në Kampionatin Evropian
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U20 shënon fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në Kampionatin Evropian
New Project - 2026-07-13T195417.298
13/07/2026 - 19:54
Linku u kopjua

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka regjistruar fitoren e parë në Men's 20 EHF Championship I, duke mposhtur bindshëm Gjeorgjinë me rezultat 29:21 në kuadër të xhiros së dytë të turneut.

Hendbollistët kosovarë dominuan takimin që nga fillimi, ndërsa në pjesën e dytë ruajtën vazhdimisht një epërsi të sigurt.

Përzgjedhësi Fatmir Muhaxheri u dha hapësirë të gjithë lojtarëve, të cilët e shfrytëzuan maksimalisht mundësinë.

Më të dalluarit në fazën sulmuese ishin Olsi Mulaj dhe Drijon Istrefi me nga shtatë gola secili.

Suad Pajaziti realizoi pesë gola, ndërsa Amar Muqolli shtoi katër. Në portë u veçua Olt Kabashi me 11 pritje.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026