Kosova U19 triumfuese në vëllazëroren me Shqipërinë U19
Lexohet për: 2 min.
13-Kosova
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në grumposhat U19 ka shënuar sot fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar kundër Shqipërisë U19.

Ndeshja e sotme u zhvillua në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, ku skuadra e grumbulluar nga trajneri Ramiz Krasniqi tregoi paraqitje solide, kështu edhe duke e siguruar fitoren në miqësoren e parë, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Erion Maloku, i cili finalizon me sukses një rast në minutën e 28’, kështu duke ia dhuruar “Dardanëve” epërsinë prej 1:0.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me paraqitje të mirë, ku edhe e gjeti golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes, ku Rinor Tovërlani shënon në minutën e 55’ për rezultatin final 2:0.

Kjo përballje do t’i ndihmojë shumë përzgjedhësit Krasniqi për të parë performancën e gjeneratës së re të futbollistëve, të cilët luajnë për herë të parë së bashku, teksa ajo u shërben “Dardanëve” që të përgatiten për turneun kualifikues të Evropianit që do të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti.

Miqësorja e dytë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do ta zhvillohet më 28 mars në “Egnatia Arena”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025