Kosova U19 për herë të dytë kampione e turneut “Roma Caput Mundi”
Lexohet për: 1 min.
12-Kosova
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U19 ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të turneut “Roma Caput Mundi”.

Në ndeshjen finale të këtij turneu që u zhvillua sot në kryeqytetin e Italisë, “Dardanët” e rinj nën udhëheqjen e trajnerit Ramiz Sadiku e mposhtën sot Lazion U19 me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e skuadrës italiane, në fillim të ndeshjes me golin e shënuar nga Bersaglia, por më pas “Dardanët” e përmbysën rezultatin me golat e Riad Jasharit nga penalltia në minutën e 15’ dhe të Etnik Brrutit në pjesën e dytë.

Kosova e kishte fituar këtë turne edhe në vitin 2020, derisa në vitin 2021 ai nuk është mbajtur për shkak të pandemisë Covid-19.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025