Kosova U18 e basketbollit e mposhtë Gjeorgjinë në basketboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U18 e basketbollit e mposhtë Gjeorgjinë në basketboll
New Project - 2026-07-21T220258.348
21/07/2026 - 22:03
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në FIBA U18 Women’s EuroBasket 2026, duke shënuar një fitore të thellë ndaj Gjeorgjisë me rezultat 75–51.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive "Karagaçi" në Pejë, vashat tona dominuan që nga fillimi i takimit, ku pjesën e parë e mbyllën me një epërsi bindëse prej 45–19.

Kontrolli i lojës vazhdoi edhe në dy periodat e fundit, duke siguruar kështu pikët e para në këtë kampionat.

Sfidën e radhës Kosova do ta zhvillojë nesër kundër Gjibraltarit, po ashtu nga ora 19:00 në Pejë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026