Kosova U17 në hendboll mëson rivalët për Evropian
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U17 në hendboll mëson rivalët për Evropian
hendboll (1)
28/04/2026 - 13:13
Linku u kopjua

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarët për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm. Shorti ka vendosur Kosovën në një grup së bashku me Maqedoninë e Veriut, Lituaninë dhe Greqinë.

Turneu kualifikues do të zhvillohet nga 27 deri me 29 nëntor të këtij viti, ndërsa ndeshjet e këtij grupi pritet të organizohen në Maqedoninë e Veriut. Ky format i shkurtër garash premton përballje intensive brenda tri ditëve, ku çdo pikë do të jetë vendimtare.

Në total, në kualifikime marrin pjesë 16 kombëtare të ndara në katër grupe me nga katër ekipe. Nga këto, vetëm nëntë do të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën finale të Kampionatit Evropian me dy vendet e para nga secili grup, si dhe kombëtarja më e mirë që përfundon në vendin e tretë.

Ky Evropian për Kosovën pritet të jetë një shans i mirë, duke shpresuar që të arrijë një sukses historik dhe të sigurojë kualifikimin në Evropian.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026