Kosova regjistron 6,834 biznese të reja në gjashtëmujorin e parë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova regjistron 6,834 biznese të reja në gjashtëmujorin e parë
raporti biznesi (3)
29/06/2026 - 20:34
Linku u kopjua

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), në periudhën 1 janar – 29 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin regjistruar 6,545 biznese, që nënkupton një rritje prej 289 bizneseve gjatë këtij viti.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit thekson se, së bashku me ARBK-në thotw se mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e bizneseve dhe promovimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026