Kosova përfundon me sukses edhe stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali
Lexohet për: 1 min.
280764766_1936421636550049_8225155741133007109_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në krye me trajnerin, Alain Giresse, ka mbajtur edhe seancën e dytë stërvitore sot në Kampin Nacional në Hajvali.

Të dy seancat stërvitore që u zhvilluan sot janë në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme këto për Ligën e Kombeve, përcjell KosovaPress.

Edhe kjo stërvitje, njëjtë sikurse ajo e mëngjesit të sotëm, u karakterizua kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top.

Po ashtu, te "Dardanët" u vërejt një disponim i mirë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve drejt kësaj gare, do ta zhvillojë si mysafire e Qipros më 2 qershor, kurse, tri ditë më vonë pret në shtëpi, në stadiumin "Fadil Vokrri", Kombëtaren e Greqisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024