Kosova në gjysmëfinale të FIBA U18, aty përballet me Shqipërinë
Lexohet për: 2 min.
basketb
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova shënoi fitoren e dytë në FIBA U18 Women’s Series dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Vashat dardane shënuan fitore ndaj Maltës me rezultat 54:37 (7:13, 13:8, 12:8, 22:8).

Ndeshjen më mirë e nisi Malta, që gjatë gjithë çerekut të parë ishte në epërsi, duke e fituar 7:13, por e kundërta ndodhi në periudhën e dytë, me vashat dardane që u rikthyen, kurse pjesa e parë, që u karakterizua me shumë gabime përfundoi 20:21.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku u shënuan pak pikë, kurse shifrat pas 30 minutash ishte 32:29. Në dhjetë minutat e fundit, vendaset ishin bindshëm më të mira dhe u shkëputën për të triumfuar 54:37.

Në ndeshjet e Grupit B, të zhvilluara dje, Azerbajxhani me fitoren e tretë u kualifikua në gjysmëfinale nga vendi i parë, duke mundur Armeninë 68:42, derisa Shqipëria mposhti Gjeorgjinë 74:49, për tu kualifikuar në gjysmëfinale, si e dyta.

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet për vendet 5-7, vendin e tretë, gjysmëfinalet dhe finalja.

Kosova në gjysmëfinale do të përballen me Shqipërinë të shtunën, derisa Azerbajxhani do të ndeshet me Qipron.

Për vendet 5-7 të shtunën do të ndeshen Armenia me Maltën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024