“Kosova mundet më mirë”, zotimet e Bedri Hamzës për udhëheqjen e shtetit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Bedri Hamza
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza u zotua se nën qeverisjen e tij të ardhshme pagat në sektorin publik do të rriten 50 për qind, do të ketë subvencione nga 100 euro për familjet që regjistrojnë fëmijët në çerdhe private dhe nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro.

Derisa shpalosi programin qeverisës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Konventën e PDK-së, Hamza premtoi se nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e shkurtit, atëherë si kryeministër i ardhshëm i Kosovës për të gjitha kategoritë e luftës do të ketë rritje të pensioneve 50 për qind.

Në mesin e mijëra simpatizantëve, kandidati për kryeministër Bedri Hamza premtoi se do të subvencionohen me nga 100 euro familjet që i regjistrojnë fëmijët në çerdhe private. Ai potencoi se sipas planit qeverisës arsimi do të lidhet ngushtë me tregun e punës. Hamza u shpreh se sigurimet shëndetësore do të bëhen realitet.

Përveç këtyre, Hamza u zotua se do t’i mbështetë bizneset e vogla, për çka shtoi se ato me qarkullim deri në 10 mijë euro do të lirohen nga tatimi. Ai theksoi se do ta eliminojnë tarifën doganore për importin e veturave të reja elektronike.

Ndër të tjera, kandidati për kryeministër i PDK-së premtoi se do të shfuqizohet ligji aktual për tatimin në pronë.

Ndërkaq, në këtë konventë u tha se slogani i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të jetë  “Kosova mundet më mirë”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo parti është e pathyeshme dhe testament i qëndrueshmërisë e sukseseve. Ai u shpreh i bindur se Bedri Hamza  është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova.

I pa kompromis për të ndjekur ligjin e kryerja e punëve në mënyrën më të mirë, profesionale dhe korrekte, janë fjalët me të cilat e përshkruan Doruntina babanë e saj kandidat për të parinë e qeverisë së ardhshme Bedri Hamzën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024