Kosova mposhtet thellë nga Danimarka
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar përballja mes Kombëtares së Kosovës në basketboll dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për raundin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Pas plot katër çerekëve lojë në parketin e "Sezai Surroit" në Prizren, Kosova ka pësuar humbje nga Danimarka me shifrat 63:88, raporton KosovaPress.

Basketbollistët danezë treguan paraqitje tejet të mirë ndaj "Dardanëve", ku ishin në epërsi përgjatë katër çerekëve.

Në çerekun e parë danezët kishin epërsinë 17:24, në çerekun e dytë 11:23, në çerekun e tretë 17:21 dhe në çerekun e fundit kryesonin 18:20.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Lundberg me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse te Kosova më i miri ishte Artis me 11 pikë, tre kërcime e dy asistime.

Me këtë humbje, Kosova dështon të kualifikohet në raundin tjetër të kualifikimeve në Eurobasket 2025.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024