Kosova me pak turistë e me zero promovim
Lexohet për: 3 min.
turizmi
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Derisa vendet e rajonit, sidomos Shqipëria po bën namin dhe është bërë vend i preferuar nga turistët që vinë nga e gjithë bota, Kosova mbetet shumë larg krahasimeve me këto vende.

Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit nuk janë ndaluar së rreshturi duke investuar në promovimin e turizmit, ku pothuajse çdo ditë shkruajnë edhe mediat botërore, ndërsa vendi ynë nuk duket askund, përkundër faktit që ka potencial për turizmin malor, shumë monumente të trashëgimisë kulturore, por edhe potencial për turizmin e shëndetësisë.

Promovim të turizmit pothuajse çdo ditë bën edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kurse, te ne shihet rrallë vetëm presidentja, Vjosa Osmani, e cila pati paralajmëruar vizita në të gjitha komunat, duke tentuar edhe promovimin e turizmit, por ajo shpesh i ndërprenë ato vizita.

Kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti  thotë se duhet të zhvillohet infrastruktura rrugore, pasi po ndikon negativisht te turistët.

Hoti ka thënë për KosovaPress, se unioni ka bërë apel te institucionet që të subvencionojnë agjensionet turistike dhe avio kopmanitë me qëllim që të arrijnë një qëndrueshmëri të turistëve.

“Ne jemi duke punuar që t’i rrisim natë qëndrimet, është shumë e rëndësishme për Kosovën që të rrit netë qëndrimet, t’i fut vizitorët, të rrinë sa më gjatë në Kosovë, duke pasur këtë vlerë buxhetore, e cila ndikon shumë te bizneset dhe vet shteti...3:23 Ne kemi bërë apel tek institucionet që ta marrin seriozisht turizmin, ta kenë prioritet dhe të ndajnë buxhete të caktuara, të cilat do t’i mbështesin këto biznese të turizmit me qëllim që të arrim një qëndrueshmëri, të kemi të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm dhe njëkohësisht t’i subvencionojmë agjensionet turistike,,, të mbështeten edhe avio kompanitë të cilat dëshirojnë që të aterojnë në Aeroportin “Adem Jashari”... Tek pjesa e turizmit shëndetësorë ku shumë pak jemi duke e promovuar, rural dhe agroturizmit, janë potenciale të jashtëzakonshme që i ka Kosova dhe ne si union jemi duke i shtyrë kompanitë që të punojnë në këtë drejtim, por duhet edhe dora e shteti, qoftë te pjesa e infrastrukturës. Kemi disa vende të cilat e kanë infrastrukturën rrugore shumë të dobët, e cila po ndikon negativisht te vizitorët”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se kanë hartuar strategjinë për turizmin dhe planin e veprimit, të cilat janë miratuar më 10 korrik në Qeveri.

Kjo ministri ka sqaruar se përmes këtyre dy dokumenteve synohet që Kosova deri në vitin 2030, të shndërrohet në destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në Ballkanin Perëndimor.

E një vizitore nga Kina, Denise Viktoria, e cila tash e një vit punon në Kosovë, shprehet e kënaqur me popullin, duke i cilësuar qytetarët e Kosovës si social dhe të shoqëruar.

Përndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka raportuar se sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (maj 2023) ka rritje te vizitoreve për 19,6%, pasi në total  janë 31 268, vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024