Kosova me operacion të përbashkët me EUROPOL-in, bastisje në Prishtinë e Dragash (Video)
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova me operacion të përbashkët me EUROPOL-in, bastisje në Prishtinë e Dragash (Video)
Europoli
28/01/2026 - 17:06
Linku u kopjua

Para pak ditëve, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikë së Katanias, transmeton KosovaPress.

Ky operacion i gjerë ndërkombëtar është zhvilluar nën e udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku siç njoftohet ka qenë kundër “krimit financiar dhe piraterisë audiovizive që ka çuar në shpërlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme në disa shtete të botës, përfshirë Kosovën”.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicialet P.B. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe, raporton KosovaPress.

“Urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që ka çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë. Gjatë hetimeve të zhvilluara ka rezultuar se në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicalet P.B”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në këtë njoftim thuhet se me urdhër të Prokurorisë Speciale,. Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe Dragash. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe.

“Me urdhër të PSRK-së, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:- “Cenim i të drejtave të autorit”, nga neni 290 i KPRK-së;- “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 i KPRK-së”, thuhet më tej.

Ky operacion është zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Rumani, ku sic thuhet, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV.

Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kandaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026