“Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, s’ka pezullim”
Lexohet për: 4 min.
Dritro-Arifi-171023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi duke komentuar deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me liberalizimin e vizave, ka thënë se nuk ka të bëjë me pezullim të vizave nga ana e Francës, pasi shancet janë zero që të ndodhë ai proces.

Arifi në një intervistë për KosovaPress, tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave dhe nuk ka asnjë mundësi për të ndodhur një pezullim të tillë. Sipas tij, mund të ndodhë që të përcillen mesazhe të qëllimshme kundër liberalizimit të vizave por Kosova duhet të ruajë qetësinë sepse tashmë ka përfunduar detyrat për liberalizimin e vizave.

Presidenti francez nuk e ka thënë që ka me u pezulluar por ka thënë që ne kemi mbajt fjalën për liberalizimin e vizave, por pala tjetër nuk e ka mbajt fjalën, ai ka thënë në shumës, për Kosovën dhe Serbinë, këtu theksi bie për marrëveshjet që janë zotuar të dy krerët Kosovë-Serbi, që ato janë marrëveshje ndërkombëtare dhe duhen të zbatohen. Sa i përket pezullimit të vizave mund të themi që shanset janë zero që të pezullohen, për me ndodhë ai proces, edhe politikisht është e vështirë të iniciohet diçka e tille sepse në një mënyrë BE-ja, do të ishte një lojtare joserioz nëse do të ndodhte një gjë e tillë.  Sa i përket vizave nuk besoj se ka problem, Kosova i ka plotësuar kriteret që moti mbi 7/8 vite, i ka plotësuar kriteret, kriteri i vetëm që na ka penguar që mos t’i marrim me kohë, e që qeveria aktuale ka ndikuar, është çështja e demarkacionit, e cila është mbyllur në vitin 2018 dhe që nga atëherë kemi qenë të plotësuar me gjitha kushtet që i ka përcaktuar vet Bashkimi Evropian. Janë lajme të rreme, keqkuptim interpretime, ne duhet të ruajmë qetësi, ndodhë që të bëhen edhe të qëllimshme, por ne duhet të ruajmë qetësin sepse kur i bënë detyrat mirë, ne nuk duhet të shqetësohemi” tha Arifi.

Analisti politik tha se deklaratat e tilla janë mesazh dhe presion politik ndaj Kosovës, derisa theksoi se vendi ynë dhe Franca, kanë raporte shumë të mira dhe nga ana e saj mund të ndodhë asnjë pezullim.

E saktë... kjo është një presion politik që po i bëhet Republikës së Kosovës, që marrëveshjet e zotuara, të nënshkruara, duhet të zbatohen që është fakt se ato janë marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht se cila qeveri ka qenë, do të jetë, ato do të zbatohen.  Esenca është që nga Shqipëria të jepet një mesazh i qartë që marrëveshjet duhet të zbatohen. Kjo për viza po vërehet që ka qenë një keqkuptim në përkthim dhe po mendojmë që pala kosovare, duhet të përgatitet për presione më të vështira. Kjo vetëm se është fillimi, por esenca është se cila është zgjidhja për të cilën po ofron BE-ja, kjo duhet të diskutohet a është zgjidhje afatgjatë, apo ndërtoj paqe në Ballkanin  Perëndimor, me shtete që duhet Qeveria e Kosovës t’i bëjë, por që duhet t’i bëjë shpesh. Nuk besoj që ndodh pezullimi, Kosova ka raporte të mira sepse Franca është një superfuqi, Kosova as nuk llogaritet në atë sferë, për Francën jemi një vend i vogël që i respekton vlerat e botës perëndimore. Kosova është shumë më përpara nga aspekti mental kushtetues... etj me vlera të BE se sa disa vende që i kanë të hapura negociata me Bashkimi Evropian” tha Arifi.

Profesor Arifi ka komentuar edhe ndikimin që ka Serbia ka në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se në mes shtetit serb dhe vendit tonë, nuk do të ketë paqe, sepse mentaliteti në Beograd është vrasës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025