Kosova hakmerret ndaj Bosnjës, por nuk mjafton të kualifikohet në Kampionatin Botëror të Hendbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova hakmerret ndaj Bosnjës, por nuk mjafton të kualifikohet në Kampionatin Botëror të Hendbollit
New Project (23)
22/03/2026 - 18:55
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar një fitore të madhe dhe mjaft domethënëse ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultat 33:29.

Pas disfatës së thellë në ndeshjen e parë si mysafir (34:21), djemtë tanë treguan karakter të fortë në Prishtinë, duke dominuar lojën dhe duke marrë këtë triumf të rëndësishëm për moralin dhe të ardhmen e ekipit.

Ndonëse kjo fitore nuk mjafton për të avancuar tutje në kualifikimet për Botëror, ajo jep sinjale të qarta se Kosova po rritet dhe është gati për kualifikimet e ardhshme evropiane.

Mbështetja e madhe e shikuesve në palestër ishte "lojtari i tetë" që shtyu ekipin drejt këtij suksesi historik ndaj një kundërshtari të fortë si Bosnja.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026