Kosova fiton vendin e tretë në Kampionatin Evropian të FIBA-s
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova fiton vendin e tretë në Kampionatin Evropian të FIBA-s
New Project - 2026-06-28T182135.800
28/06/2026 - 18:22
Linku u kopjua

Vashat e Kosovës në basketboll kanë arritur sukses të madh duke siguruar vendin e tretë në FIBA Women’s European Championship për Small Countries 2026.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Kosova tregoi dominim të plotë dhe triumfoi me rezultat të thellë 86–48 kundër Armenisë, duke e mbyllur turneun me një paraqitje shumë të fortë.

Ekipi i Kosovës zhvilloi një kampionat të mirë, duke treguar lojë të organizuar dhe efikase, ndërsa ky rezultat përfaqëson një tjetër arritje pozitive për basketbollin e femrave në vend.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026