“Kosova është Serbi, kam marrë peng dy shqiptare”, rusi kërcënoi me bombë në Rinas, SPAK kryen hetimet
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Kosova është Serbi, kam marrë peng dy shqiptare”, rusi kërcënoi me bombë në Rinas, SPAK kryen hetimet
SPAK përfundoi hetimet ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit.
Vladislav Urban, 44 vjeç, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Sipas SPAK, në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.
Siç raporton Top Channel, nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin a maileve kërcënuese.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.