Kosova e Suedia finalizojnë tri marrëveshje për bashkëpunim juridik
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua
Në raundin e fundit të negociatave në Stokholm për tri ditë me radhë, ekipet negociuese të Kosovës dhe Suedisë kanë negociuar dhe finalizuar tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.
Ministria e Drejtësisë njofton se bëhet fjalë për marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale, atë për transferim të personave të dënuar, si dhe marrëveshjen për ekstradim.
Po ashtu bëhet e ditur se në muajt e ardhshëm ministrat e Drejtësisë së Kosovës dhe Suedisë do të vendosin firmën e tyre në marrëveshjet e arritura.
Marrëveshjet do t’i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimit të procedurës ligjore në fushën e ndihmës juridike, dhe rritjen e rezultateve të luftës ndaj krimit transnacional dhe forcimit të shtetit të Kosovës.