Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se Turqia e mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës. E derisa foli për takimin e komisioneve të përbashkëta ekonomik dhe forumeve biznesore të cilat duhet të ndodhin sa më shpejt, theksoi se ekzistenca e FETO-s në Kosovë po tenton t’i helmojë raportet mes dy vendeve.
Ai është pritur në takim nga zëvendëskryeministrja dhe ministren e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ku edhe është nënshkruar marrëveshja për rritjen e fluturimeve mes dy shteteve për të cilën tha se do të rritet edhe kontakti mes dy popujve.
Cavusoglu shtoi se duan të sigurojnë mundësin që edhe firmat kosovare të investojmë, nëse krijohen kushte më të mira.
“Ne duam të realizojmë sa më shpejtë komisionet e përbashkëta ekonomik dhe duhet t’i mbledhim edhe forumet biznesore dhe të takojmë bizneset tonë për këtë. Duhet të rriten edhe investimet e Kosovës në Turqi sepse në Kosovë investime Turke që kanë krijuar rreth 10 mijë vende të punës, në këtë formë e ka shtuar edhe eksportin e Kosovës për në vendet e treta duke krijuar këto vende të punës. Ne duam të sigurojmë mundësin që edhe firmat kosovare të investojmë, nëse iu krijojmë kushte më të mira. Duam t’i inkurajomë biznesmenët tonë që të bashkëpunojnë”, vijoi Cavusoglu.
“Strategjinë e ngjashme të cilën e ka zbatuar në vendin tonë është duke e zbatuar në Kosovë, jemi duke e vrenjtur, me një anë shikojnë t’i helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, janë duke i shtuar investimet dhe në anën tjetër shikojnë të infiltrohen në institucionet shtetërore, ashtu siç kanë bërë në Turqi dhe vendet tjera. Për këtë arsye është shqetësuese t’i shohim këtu edhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla vlerësoi se për të është kënaqësi që ministri Cavusoglu e viziton Kosovën, pasi ai e njeh shumë mirë historinë e Kosovës dhe gjenocidin e përjetuar.
“Turqia ka qenë në mesin e vendeve të para që ka dhënë ndihmë në formë të pajisjeve mjekësore për vendin tonë gjatë pandemisë. Shpreha gjithashtu interesimin e Republikës së Kosovës në thellimin e bashkëpunimit, krijimin e mundësive për më shumë investime direkte turke në Kosovë dhe përdorimin maksimal të potencialit të ofruar në kuadër të marrëveshjes së tregtisë të lirë e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2019. Përvoja e ministrisë të punëve të jashtme turke është jashtëzakonisht e vlefshme edhe në këtë drejtim, prandaj mirëpresim përdorimin maksimal të potencialit të ofruar nga marrëveshjet midis ministrive të jashtme, si dhe shkëmbimin e stafit dhe trajnimeve diplomatike, ashtu dhe për konsultimet e rregullta”, tha ajo.
Ministri turk Cavusoglu është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.