Koreja e Veriut do të mbështesë Rusinë derisa të arrijë fitoren në luftën në Ukrainë, tha ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut Choe Son Hui në një bisedë me homologun rus Sergei Lavrov të premten.
"Marrëdhëniet tona tradicionale, historikisht miqësore, të cilat kanë kaluar testin e historisë, po ngrihen në një nivel të ri të marrëdhënieve të miqësisë së pathyeshme ushtarake," tha Son Hui, duke vlerësuar rolin e luajtur nga presidentët Kim Jong-un dhe Vladimir Putin në këtë përpjekje.
"Dhe ne gjithashtu do të garantojmë se do të qëndrojmë fort pranë shokëve tanë rusë deri në fitore," tha Choe Son Hui.
Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken tha se rreth 8 mijë prej tyre u dërguan në rajonin Kursk, i cili u pushtua nga forcat ukrainase në fillim të gushtit dhe se ata pritet që së shpejti t'i bashkohen luftës kundër Ukrainës.