Korea Veriore premton të konsolidojë përfundimisht statusin e vendit si fuqi bërthamore
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Korea Veriore premton të konsolidojë përfundimisht statusin e vendit si fuqi bërthamore
651013478_2538641169867001_2679856610242372516_n
24/03/2026 - 14:35
Linku u kopjua

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka premtuar të konsolidojë përfundimisht statusin e vendit si fuqi bërthamore dhe të mbajë qëndrim të ashpër ndaj Koresë së Jugut, të cilën e quajti “shteti më armiqësor”, raporton AP, përcjell KosovaPress.

Në fjalimin para parlamentit të Pjonjangut, ai akuzoi SHBA-në për “terrorizëm shtetëror dhe agresion global” dhe tha se Koreja e Veriut do të luajë një rol më aktiv kundër Uashingtonit, duke lënë të hapur opsionin e dialogut.

Ai u shpreh krenar për zgjerimin e shpejtë të armëve bërthamore dhe raketave, duke e quajtur të drejtë për të kundërshtuar kërcënimet dhe përpjekjet hegjemone të “imperialistëve gangsterë”.

Kim po pezullon dialogun me SHBA dhe Seul, duke i dhënë prioritet Rusisë në politikën e jashtme, por mund të ruajë opsione për të ardhmen për lehtësim sanksionesh dhe njohje të heshtur si fuqi bërthamore. Ndërkohë, media shtetërore njoftoi vizitën e mundshme të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko në ftesë të Kim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026