Kontrolle të rrepta ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba vetëm brenda një dite
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kontrolle të rrepta ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba vetëm brenda një dite
Ministria e Transmportit
13/07/2026 - 15:53
Linku u kopjua

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka paralajmëruar kontrolle të shtuara dhe zbatim rigoroz të ligjit ndaj operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që tejkalojnë kufijtë e lejuar të peshës, duke theksuar se mbingarkesa është një nga shkaktarët kryesorë të dëmtimit të infrastrukturës rrugore, përcjell KosovaPress.

Sipas ministrisë, çdo vit investohen qindra miliona euro nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, prandaj këto investime duhet të mbrohen nga dëmtimet e shkaktuara si pasojë e mosrespektimit të rregullave.

MIT vlerëson se gjatë sezonit veror, temperaturat e larta e rrisin edhe më shumë rrezikun e dëmtimit të asfaltit, ndaj kërkohet kujdes i shtuar dhe respektim i kufizimeve të peshës nga të gjithë operatorët dhe drejtuesit e mjeteve të rënda.

Ministria bëri të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë kontrolle të vazhdueshme në terren për të parandaluar dëmtimin e infrastrukturës rrugore.

“Sipas të dhënave të publikuara, vetëm më 1 korrik 2026 janë shqiptuar 24 kundërvajtje për mjete që kanë tejkaluar peshën e lejuar, me gjoba në vlerë totale prej 13.910 euro. Prej kësaj shume, 13.140 euro u janë shqiptuar operatorëve ekonomikë, ndërsa 770 euro personave fizikë”, thuhet në njoftim.

MIT ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve, duke u bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që të respektojnë kufijtë e lejuar të peshës dhe të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës rrugore, e cila financohet me paratë e qytetarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026