Kontrabandim me mallra, arrestohet i dyshuari me inicialet H.S
Lexohet për: 1 min.
Foto 2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, ka pranuar informatë se një kombi/furgon i dyshuar si i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, është duke lëvizur nga fshati Zllakuqan i Epërm-Maqedoni Veriore, përmes fshatit Stanqiq-Gjilan.

Sipas Policisë, pas pranimit të informatës së lartcekur, lidhur me rastin me datë 20 korrik, janë vënë në lëvizje zyrtarë policor me veturë civile të cilët kanë bërë identifikimin e furgonit të dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale H.S, recedivist i kontrabandimit me mallra, ku pas kontrollit të realizuar në mjetin e tij, janë gjetur të ngarkuara tre krerë gjedhe, për të cilat i dyshuari ka pasur pasaporta dhe certifikata të pavlefshme, të dyshuara si të falsifikuara.

“Lidhur me rastin është kontaktuar edhe njësiti i AVUK-ut të cilët kanë kostatuar se matrikulat janë të dyshuara. Me urdhër të prokurorit gjedhët dhe furgoni janë dërguar në Terminalin Doganor të Dheut të Bardhë, ndërsa personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025