Konsumimi i VAPE, 95% më pak i dëmshëm se sa konsumimi i duhanit
Lexohet për: 1 min.
dsd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tymosja përmes cigareve elektronike është më pak e dëmshme se ajo përmes duhanit.

Sipas një studimi britanik nga “Health Public England”, Vape është 95 për qind më i sigurt, krahasuar me konsumimin e cigareve tradicionale. Studimi shton më tej se cigaret elektronike janë efektive për njerëzit që duan të lënë duhanin.

Hulumtimi ka gjetur se cigaret elektronike nuk paraqesin rrezik helmimi nga nikotina për përdoruesit, ndërsa thekson se lëngjet elektronike duhet të jenë në paketim “të paarritshëm nga fëmijët”. Shumica e kimikateve që përmban cigarja, nuk janë të pranishme në cigaret elektronike. Nikotina që lëshon në ajër është e papërfillshme, krahasuar me cigaret tradicionale, duke ju mbrojtur jo vetëm ju, por dhe kalimtarët përreth.

Bazuar në këtë raport, “Public Health England” i sugjeron cigaret elektronike si alternativë për t’ju ndihmuar të lini duhanin. Megjithatë, Departamenti britanik vë në dukje rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të të dhënave për konsumimin e cigareve elektronike, ndikimin shëndetësor dhe efektivitetin për lënien e duhanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025