Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërbërje të Kuvendit
Lexohet për: 1 min.
konjufca-290524
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se java e parë e  qershorit është afati i fundit për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Konjufca, ka shtuar se ditëve të fundit janë zvogëluar shanset që të ketë shpërndarje të Kuvendit.

Gjithashtu, Konjufca thekson se do të ishte e pamundshme që të shkohet në zgjedhje në vjeshtë.

Ndërsa, rreth deklaratës së BE-së, në të cilën është thënë se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell mund të përfshijë në raportin e tij për masa edhe mbylljen e bankave në veri, Konjufca ka potencuar se do të ishte mirë kur Borrell ta shkruajë raportin,  t’i definojë se çka janë ato, pasi sipas tij ato janë banka të paligjshme të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke finalizuar raportin rreth hapave që ka ndërmarr Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

https://kosovapress.com/largimi-i-masave-te-be-se-ndaj-kosoves-stano-raporti-po-finalizohet

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024