Kryekuvenadri Glauk Konjufca, do të udhëtojë drejt Hagës për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së. Në një intervistë ekskluzive për RTSH-në, Konjufca është ndalur edhe te “Ballkani i Hapur”, por edhe te mbledhja e përbashkët e të dy qeverive që mbahet të hënën në Prishtinë.
Institucionet e Kosovës nuk janë të kënaqura me zvarritjet e procesit kundër ish- komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë ekskluzive për Konjufca, i cili në fundjavë do të udhëtojë dhe do të takohet me ish-krerët e shtetit të Kosovës në Holandë, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i shtetit që ndërmerr një hap të tillë.
Konjufca ndodhej në Tiranë, në një takim me dyer të mbyllura për publikun, me avokatët e të akuzuarve nga Gjykata Ndërkombëtare, por nuk harron të theksoje se mes Tiranës dhe Prishtinës, ka një barrë rëndese për shkak të “Open Balkan”.
“ ‘Ballkani i Hapur’ po na ndan. Ky nuk është një lajm i mirë. Pa një rrugë të qartë të Kosovës e njohur nga Serbia, hyrja e Kosovës, në shumë aspekte do frenonte njohjen. Pa njohjen e dokumentacionit nga ana e Serbisë, kjo nuk e ndihmon procesit të njohjes“, deklaroi Konjufca.
“Marrëdhëniet vazhdojnë. Kjo nuk është pengesë e madhe që të reflektohet në marrëdhënie të këqija mes Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi një komb. Jetojmë me vetëdije kombëtare. Të punojmë sa më ngushtë për interesat e përbashkëta. Presë të firmosen edhe marrëveshje të reja në këtë mbledhje, në interesat e dy vendeve”, përfundon Konjufca. /RTSH/