Konjufca në Forumi i Diplomacisë në Antali thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konjufca në Forumi i Diplomacisë në Antali thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal
Glauk Konjufca
18/04/2026 - 17:41
Linku u kopjua

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), i organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

Gjatë këtij takimi, sipas Konjufcës, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar pranë rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai vlerësoi se ky angazhim është veçanërisht i rëndësishëm në një periudhë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal po bëhen gjithnjë e më të domosdoshëm.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike globale, si dhe ndikimi i tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Konjufca theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe forcimit të partneriteteve ndërmjet vendeve të rajonit, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve integruese.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026