Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca tha se seanca e përbashkët në mes të dy Kuvendeve dëshmon unitetin përballë sfidave gjeopolitike e të sigurisë që po sfidohet kontinenti. Ai para përfaqësuesve të të dyja vendeve u shpreh se kjo seancë duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht.
Derisa ritheksoi se normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë pa njohje reciproke.
“Jemi mbledhur në seancë të përbashkët në fund të këtij viti për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike dhe atyre gjeopolitike, të sigurisë që sfidojnë rajonin dhe kontinetin tonë gjatë këtij viti. Dhe dy muaj bëhen tri vjet që nga agresioni i provokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën dhe mbi popullin e Ukrainës dhe ne si rajon dhe si Kosovë i kemi ndier ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elemente të cilat lidhen me Serbinë e që po synojnë destabilizmin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi që u bë para pak ditësh dhe i kanalit të ujësjellësit të Iber-Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç se si sulm terrorist nga ana që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si në realitet Sovran dhe si në rend ligjor e demokratike i cili nuk ka alternativ në tërë territorin e Republikës tonë. Mos të harrojmë se ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës tonë kritike t] furnizimit me ujë dhe energji vjen një vit pas sulmit të rëndë që e përjetoi Republika jonë e që ishte sulmi në Banjskë”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se mbledhja e sotme në mes të dy Kuvendeve atij të Kosovës dhe të Shqipërisë është dëshmi se të dyja vendet janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht.Para liderëve shqiptar dhe kosovar, kryekuvendari i Kosovës u shpreh se të dyja Kuvendet kanë pas një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë këtij mandati dhe synim të përbashkët kanë integrimin në familjen evropiane.
Në sallën plenare ku po mbahet mbledhja e përbashkët janë dy kabinetet qeveritare të dy vendeve si dhe deputetët e grupeve parlamentare të dy shteteve.
Seancën po e udhëheqin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologia e saj nga Shqipëria, Elisa Spiropali.