Konjufca kërkon nga Spiropali bashkëpunim politik, ekonomik dhe diplomaci të përbashkët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konjufca kërkon nga Spiropali bashkëpunim politik, ekonomik dhe diplomaci të përbashkët
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca e ka quajtur vëllazëror takimin me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Konjufca në konferencë për media tha se presin thellim të mëtejmë të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomaci të përbashkët, raporton KosovaPress.
“Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në diplomaci të përbashkët”, tha ai.
Në anën tjetër, ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova është prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Ajo shtoi se Shqipëria do të intensifikoi edhe lobimin për njohje të reja të Kosovës.
“Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por historie. Marrëdhënia mes Shqipërisë fhe Kosovës është vijimësi e një rrugëtimi të përbashkët. Kosova është prioritet i politikës së jashtëm të Shqipërisë”, tha ajo.
Lajmi në përditësim...
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.