Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe: Turp iu qoftë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Konjufca-deputetëve të Listës Serbe: Turp iu qoftë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë penguar ata të Listës Serbe që të ulen në sallën plenare, kur janë paraqitur në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.  

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se është patolerueshme sjellja e deputetëve të Listës Serbe të cilët një herë në gjashtë muaj vijnë në Kuvend vetëm sa për të mos humbur mandatin dhe për të marrë pagën.

Ai iu tha deputetëve të Listës të Serbisë “turp iu qoftë”, derisa edhe ndërpreu seancën plenare.

“Ju drejtohemi deputetëve të Listës Serbe. Është vërtet e pa tolerueshme dhe padrejtë kjo sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për me i keqpërdor paratë e taksapaguesve, në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni. Shkoni dhe i rrini gatitur shefin tuaj kriminel, Radoiçiqin dhe keni guxim me ardhur në Kuvendin e Kosovës. Trup të keni, ndërprehet kjo seancë dhe kërkoj që të lironi Kuvendin e Kosovës”, tha ai./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025