Konjufca: Fryma e Krishtlindjes na bënë të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka uruar festën e Krishtlindjeve.
Konjufca ka theksuar se mesazhi festës së Krishtlindjeve vendos në zemra dëshirë për t'u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë.
“Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar. Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur. Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë! Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ndryshe, Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, sonte nga orën 18:00 do të organizojë pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes 2022. Ndërsa, në orën 24:00 do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.