Konjufca, Bislimi, Sveçla e Gërvalla bëjnë homazhe te lapidari i policëve të rënë në krye të detyrës
Lexohet për: 3 min.
homazhe
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Janë bërë homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ndërsa në ora 11:00 kryetari Glauk Konjufca do të vizitojë familjet e Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut.

Kurse, në ora 13:00 Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë bëjnë homazhe para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Enver Zymberit.

Ndërsa nga ora 14:00 mbahet gara profesionale e kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës - Liqeni i Ujmanit – Ura e parë.

26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Derisa, gjatë homzhave nuk pati deklarim për media zyratrët shtetëor kanë zgjedhur rrjetet sociale që të kujtojnë policët e rënë në detyrë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkuar se sot janë bërë 13 vjet që kur polici Enver Zymeri është vrarë në veri të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, thotë se në këtë përvjetor Zymberit, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër.

“Kjo falë këmbënguljes së institucioneve të Republikës së Kosovës në realizimin e të drejtës së saj dhe angazhimit të paepur e profesional të kolegëve të Enverit, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Ndërkohë, në rrjetin social Facebook ministri i Punëve të Brendhsme, Xhelal Sveçla ka kujtuar heroin Enver Zymeri, në 13-vjetorin e rënies së tij heroike.

Ministri Xhelal Sveçla, po ashtu ka kujtuar edhe policin Afrin Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë më 24 shtator, dhe policët e tjerë të rënë në kryerje të detyrës.

“Në nderim të sakrificës sublime të Hero Enver Zymerit, prej tre vitesh 26 korrikun e shënojmë si Ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës. Listës së të rënëve, shokëve të tij të lavdisë, këtë vit i është shtuar Heroi Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë me 24 shtator”, ka shkruar Sveçla.

https://kosovapress.com/sot-dita-memoriale-e-policeve-te-rene-ne-detyre

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024