Kongresi i Katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po cilësohet si ngjarja më e madhe mjekësore që ndodh në Kosovë pasi sjellë përvojat mjekësore të autoriteteve më të njohura botërore të fushës së kirurgjisë.
Kështu është shprehur kryesuesi i Këshillit Shkencor në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Luan Jaha.Specialisti i Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, Luan Jaha theksoi se falë këtij organizimi mund të krijohen edhe bashkëpunime në mes Kosovës dhe shtetëve të ndryshme botërore.
“Kongresi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është ngjarja më e madhe në mjekësinë e Kosovës dhe jo vetëm në mjekësinë e Kosovës e cila ka bërë bashkë mjekët vendor nga diaspora, regjioni e pothuasje nga të gjitha kontinentet. I kemi sjellë bashkë në Kosovë që të prezantojmë përvojat e tyre, t’i diskutojnë këto përvoja me njëri-tjetrin, të fillojnë projekte të përbashkëta të cilat janë shumë të domosdoshme për vendet si dhe të shoqërohen dhe nga këto shoqërime të fillojnë bashkëpunimet”, tha ai.Ai garantoi cilësi të lartë të punimeve shkencore që do të prezantohen gjatë këtyre ditëve në kuadër të Kongresit Klinik.
“Interesimi është shumë i lartë, ne kemi pas një numër jashtëzakonisht të lartë të punimeve të prezentuara për t’u paraqitur këtu në Kongres. Secili punim që prezentohet këtu ka kaluar në një recenzion shumë rigoroz i cili ka qenë i dyfisht dhe anonim dhe kemi garantuar kualitetin e këtij punimi”, tha Jaha.
Në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po marrin pjesë mbi 500 profesionistë shëndetësor.
https://kosovapress.com/kongresi-klinik-ndihmon-ne-edukimin-e-vazhdueshem-profesional
https://kosovapress.com/kirurgu-durmishi-kirurgjia-ne-kosove-ka-nevoje-per-shume-permiresime