Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka vazhduar punimet në ditën e dytë. Pjesëmarrësit këtë Kongres po e konsiderojnë si një dritare të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më bashkëkohore në fushën kirurgjikale.
Në Kongresin e katërt Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po marrim pjesë rreth 500 pjesëmarrës nga Kosova dhe vendet e rajonit.
“Këto kongrese janë shumë të rëndësishme sepse na bashkojnë me interesat globale në nivel në nivel ndërkombëtarë na ndihmon në edukimin profesional të vazhdueshëm për të përcjell trendin e kohës botërore për kirurgji, risitë e reja që ndodhin në kirurgjinë moderne”, theksoi ai.
Për rëndësinë e Kongresit të katërt Klinik foli edhe Havushe Ramadani e cila është kirurge plastike pranë Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga Suhareka për të marr përvojat ndërkombëtare e vendore kishte ardhur edhe otorinolaringologu Nasip Fetiu.
Ai vlerëson se duhet të merren edhe teknikat e mjekësisë në botë dhe mos të izolohen vetëm në teknikat vendore.
Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka një program shkencor që paraqet përparime më të mëdha shkencore.
Ligjërata në këtë Kongres po mbahen nga 50 ligjërues ndërkombëtarë dhe mbi 65 vendor e rajonal.