Konflikti në Iran rrezikon pjesëmarrjen e Irakut në play-offin e Botërori 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Konflikti në Iran rrezikon pjesëmarrjen e Irakut në play-offin e Botërori 2026
Kupa e Botessssssssssss
05/03/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Pjesëmarrja e Irakut në ndeshjet eliminatore ndërkonfederale për një vend në Kupën e Botës është vënë në dyshim për shkak të kaosit në udhëtime të shkaktuar nga konflikti në Iranin fqinj dhe mbyllja e hapësirës ajrore irakiane.

Kombëtarja irakiane është planifikuar të luajë më 31 mars në Monterrey ndaj fituesit të përballjes mes Bolivisë dhe Surinamit, në një ndeshje që përcakton një vend në finalet e Kupës së Botës. Megjithatë, Federata irakiane ka shprehur shqetësim se delegacioni mund të mos arrijë të udhëtojë i plotë drejt Meksikës.

Në një deklaratë zyrtare, ekipi kombëtar i Irakut bëri të ditur se FIFA dhe Konfederata Aziatike e Futbollit janë informuar për situatën. Sipas tyre, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore, trajneri Graham Arnold nuk mund të largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa disa ambasada janë të mbyllura, duke penguar lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik e mjekësor të sigurojnë vizat për hyrje në Meksikë.

Iraku, që deri më tani ka marrë pjesë vetëm një herë në Kupën e Botës – në vitin 1986 – konsiderohet favorit për të kaluar këtë fazë dhe për t’u bërë skuadra e nëntë aziatike në finalet e këtij viti.

Në eliminatoret tjera ndërkonfederale, Kaledonia e Re, Xhamajka dhe Republika Demokratike e Kongos do të mblidhen në Guadalajara për të luftuar për një tjetër biletë drejt Botërorit. Turneu final i Kupës së Botës do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026