Konfiskohet heroinë, kokainë dhe dinarë serb në Novobërdë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme në Novobërdë, si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë,  një veturë  dhe dy telefona. 

Aksioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024