Konfiskohen dy kartëmonedha nga 200 euro në Gjakovë, dyshohet të jenë të falsifikuara
Lajme
Lexohet për: 1 min.
200 euro
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën dyshohet që një nga klientët e një banke komerciale ka deponuar dy kartmonedha nga 200 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuar.

Sipas policisë, parat e dyshuara të falsifikuara janë konfiskuar nga autoritetet përkatëse.

“Gjakovë, dyshohet se nga një klient i bankës janë deponuar 2 kartëmonedha nga 200 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar”, thuhet në traportin e 24 orësh të Policisë së Kosovës.  

Policia thotë se rasti është nën hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025