Konfiskohen armë e gazmaska ushtarake në shtëpitë e të dyshuarve për spiunazh
Bedri Shabani e Muharrem Qerimi u arrestuan dje nën dyshimin për spiunazh, ku dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.
Policia e Kosovës sot ka dhënë disa detaje të reja për këtë rast. Në raportiin e policisë thuhet gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska dhe gasmaska ushtarake
“Ferizaj – Viti 2023. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.
https://kosovapress.com/aki-zbuloi-spiunet-e-bia-s-serbe-ne-ferizaj
https://kosovapress.com/kapja-e-spiuneve-te-bia-dogana-del-me-sqarim