Konfiskohen 732 monedha nga dy euro false në Fushë Kosovë
Lexohet për: 1 min.
euro 16
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se një menaxhere e një banke komerciale në Fushë Kosovë ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar mbi 730 monedha metalike prej dy euro, në vlerë gati 1500 euro, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  15.02.2024. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025