Konfirmohet vdekja e shtetasit të Kosovës në Serbi
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konfirmohet vdekja e shtetasit të Kosovës në Serbi
aksident
21/11/2025 - 20:21
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac, në Serbi.

Sipas MPJD-së, Voca ishte raportuar si person i zhdukur më 19 nëntor 2025 nga bashkëshortja e tij në stacionin policor në Mitrovicë, Jug. Autoritetet serbe kanë konfirmuar se trupi i pajetë i të ndjerit aktualisht ndodhet në Spitalin e Nishit.

Institucionet e Kosovës, në koordinim me MPJD-në, janë angazhuar për të mundësuar sa më shpejt kthimin e trupit të viktimës në Kosovë. Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat e kërkuara.

MPJD ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm, duke trajtuar rastin me seriozitet dhe urgjencë të plotë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026