Konfirmohen negociatat, Mourinho me klub të ri
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

José Mourinho së shpejti do të rikthehet në stolin e trajnerit. 61-vjeçari është gati të nënshkruajë me klubin më të mirë turk, Besiktas. Hüseyin Yücel, nënkryetar i klubit, konfirmoi për mediat turke se ata kanë zhvilluar një takim tashmë me portugezin.

“Ne u takuam me José Mourinhon në Stamboll një muaj më parë dhe ai ishte i lumtur për ofertën tonë”, ka thënë Yucel, përcjellë KosovaPress. "Ne kemi sqaruar tashmë kushtet ekonomike dhe do të udhëtojmë në Itali javën e ardhshme për t'u takuar personalisht", ka shtuar ai.

Mourinho u shkarkua nga Roma në janar. Që atëherë, portugezi ka mbetur pa klub. Megjithatë, duket se kjo do të ndryshojë së shpejti. Do të ishte pozicioni i tij i parë si trajner në Turqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024